POLITIKË /

Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja gati për vendim, Kuvendi i kërkon rihapje të çështjes dhe opinion nga Venecia

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për riçeljen e rishqyrtimit gjyqësor për mandatin e deputes Olta Xhaçka. Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka kërkuar që Gjyklata Kushtetuese të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias.

Shkruar nga Versus
Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja gati për vendim, Kuvendi i

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është gati për të shprehur një vendim për mandatin e Olta Xhaçkës, pas padisë së PD-së, e cila u bë pasi PS-ja e rrëzoi me votat e saj, herën e parë, Kuvendi ka vendosur të bëjë një hap tjetër, që duket se është bërë për ti dhënë frymëmarrje ish-ministres së Jashtme, deputetes Olta Xhaçka.

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për riçeljen e rishqyrtimit gjyqësor për mandatin e deputes Olta Xhaçka. Burime bëjnë me dije se Kuvendi ka kërkuar që Gjyklata Kushtetuese të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias.

“Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qëllim këerkimin e një opinioni “amicus curia” nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e Kuvendit drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kuvendit është e nevojshme të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

 

Poll