POLITIKË /

Mbi 1 mln euro prona jashtë Shqipërisë! Malltezi bleu apartamente në vende të BE, zbardhen transfertat në 3 vite

Pronat dhe apartamentet në vende të ndryshme të BE-së u blenë brenda një periudhe 3 vjeçare.

Shkruar nga Versus
Mbi 1 mln euro prona jashtë Shqipërisë! Malltezi bleu apartamente
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Një pjesë e rëndësishme e dosjes që Versus.al ka siguruar mbi hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me atë që njihet si “afera e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani”, është edhe pasuria e këtij të fundit, e cila përveçse në Shqipëri ishte e shtrirë edhe jashtë vendit, duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit.

Sa i takon akuzës së dytë ndaj Malltezit, për “pastrim parash”, në dosje, janë verifikuar transferta bankare që Jamarbër Malltezi ka bërë jashtë vendit për blerjen e pronave në disa vende të Evropës, duke mos i pasqyruar ato në deklaratat e pasurisë.

Konkretisht, në dosje rezulton se Malltezi brenda një periudhe kohore 3 vjeçare, pra nga 2018 deri në 2021, ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih të Gjermanisë me vlerë 137 mijë euro, pronë me vlerë 395 mijë euro në Bruksel të Belgjikës dhe apartament për vajzën e tij në Rotermad të Holandës me çmim deri në 360 mijë euro.

Pagesat për pronën në Budapest 155 mijë euro:

Rezulton se në vitin 2018, Malltezi ka blerë në Budapest të Hungarisë një prone, pasuri të paluajtshme, në vlerën e 155 mijë eurove. Në dosjen e SPAK evidentohen tre transferta për këtë pronë.

Transferta e parë është bërë më 21.12. 2018 në shumën 15.530 euro, si pagesë e parë për kontratën e parashitjes dhe blerjes. Bëhet fjalë për një kontratë të firmosur 20.12.2018 me Adria Immobiliare Kft H.Dozsa Gjorgy Ut 86.B Budapest".

Transferta e dytë është bërë po atë ditë më 21. 12. 2018 po në shumën 15. 530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018.

Tranferta e tretë është bërë, 2 muaj më pas, më 20.02. 2019 në shumën 124.240 euro që ishte pagesa e pjesë së mbetur për kontratën e blerjes datë 20.12.2018. Po kështu gjatë vitit 2019 ka pagesa faturash ndër të tjera në ‘Andrassy Ut 55 Budapest 7 885 euro.

Mbi 1 mln euro prona jashtë Shqipërisë! Malltezi bleu apartamente

Transferta drejt Gjermanisë, Munchen për blerjen e pronës 137 mijë euro

Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e Jamarbër Malltezi në U... Bank sh.a., me numër 11..........  në monedhën euro, janë kryer transferta dalëse në total 137,000 euro drejt llogarisë së Jamarbër Malltezit (me adresë Schelling Str 24, 80799 Munchen, DE) në bankën Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De.

Gjithsej rezultojnë për vitin 2021 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë nga 4 000 euro, 4 me vlerë nga 4500 euro, 2 me vlerë nga 5 000 euro, 2 me vlerë nga 8 000 euro, 2 me vlerë nga 15 000, 2 me vlerë nga 15 000 euro, një me vlerë 22 000 euro dhe një me vlerë 25 000  euro.

Prona në Bruksel të Belgjikës 395 mijë euro

Sipas dosjes së hetimeve, rezulton se apartamenti ndodhet në katin e parë në bllokun e ndërtesës 8 në Bruksel.  Apartamenti ka në përbërje një sallë hyrje, një dhomë ndenje-ngrënie me kuzhinë, një sallë nate, një tualet më vete, një dhomë lavanderi, dy dhoma gjumi, një banjo dhe tualet, një dhomë dush, një tarracë në bashkëpronësi dhe bashkëpronësi të detyruar 81/10,000 (ose 9.925) e sipërfaqeve të përbashkëta.

Po kështu në pronësi është dhe një bodrum, si dhe parkingun. Çmimi i shitjes së pronës është 395,000 euro (duke përjashtuar tarifat e regjistrimit, mbi vlerën e shtuar dhe tarifat e tjera tatimore).

Mbi 1 mln euro prona jashtë Shqipërisë! Malltezi bleu apartamente

Të mërkurën, SPAK i komunikoi akuzat zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kryedemokrati u akuzua për korrupsion pasiv, duke ndryshuar VKM të qeverisë për t'i ardhur në ndihmë familjeve trashëguese në privatizimin e ish-kompleksit sportiv, ndërsa Malltezi akuzohet për korrupsion pasvi dhe pastrim parash, akuzë kjo e fundit e ngritur në bazë të pasurive të padeklaruara të tij dhe të gruas së tij. Para ambienteve të SPAK, pati një protestë ku u mblodhën mbështetës të Berishës të cilët e cilësonin procesin gjyqësor ndaj tij si "politik". Vetë ish-kryeministri pati akuza të forta ndaj prokurorëve të SPAK duke i akuzuar këta të fundit si të "dirigjuar" nga kryeministri Edi Rama. Versus.al

Poll