
Kryesia e PD u mblodh sot për të diskutuar mbi proceset zgjedhore brenda partisë duke nisur nga kryetarët e degëve tek zgjedhjet që do të mbahen për drejtuesin e demokratëve.
Procesi për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryesive të degëve do jetë 30 prilli, ndërsa më 23 maj do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e PD.
Ndërsa më 6 qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i partisë. Gjithashtu do të ketë një grup pune për të rishikuar statutin e PD që parashikon se kryetari duhet të largohet pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Rregulli u vendos nga vetë Berisha, por qe ai që nuk e zbatoi. Versus.al

