POLITIKË /

Me kufje "live" nga burgu i Fierit, Fredi Beleri shfaqet në mbledhjen e Mitsotakis me eurodeputetët

Fredi Beleri, i zgjedhur eurodeputet në Greqi ka marrë pjesë online në mbledhjen e zhvilluar nga Mitsotakis pavarësisht se ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin për blerje votash.

Shkruar nga B.V
Me kufje "live" nga burgu i Fierit, Fredi Beleri shfaqet në
Fredi Beleri në lidhje skype nga burgu i Fierit për mbledhjen e eurodeputetëve

Greqi- Sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë partinë “Demokracia e Re” në Parlamentin Europian.

Çfarë ra në sy është fakti se Fredi Beleri, i cili është zgjedhur eurodeputet, pavarësisht se ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin me 2 vite burg për blerje votash në zgjedhjet e Himarës, ka marrë pjesë në mbledhje nëpërmjet lidhjes skype.

Beleri u zgjodh anëtar i Parlamentit Europian duke u renditur i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet e mbajtura në Greqi dhe u bë një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE. 

Nuk dihet sesi Beleri ka arritur të hynte me lidhje skype nga burgu i Fierit, kur nuk lejohen pajisjet elektronike, aq më pak lidhjet direkte nga qelia. Versus.al

Poll