POLITIKË /

Meta në burg, Berisha i bën nder me 3 deputetë! PL formon grup parlamentar në Kuvend (EMRAT)

Shkruar nga Versus
Meta në burg, Berisha i bën nder me 3 deputetë! PL formon grup
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Pavarësisht se Ilir Meta është në paraburgim që prej rreth 1 viti, Partia e Lirisë ka arritur të nxjerrë një grup parlamentar në Kuvend. Kjo falë kryedemokratit Sali Berisha i cili pasi futi në listat e mbyllura të besuarit e Metës, së fundmi i ka dhënë 3 deputetë për të krijuar grup parlamentar.

Konkretisht kryetari i grupit parlamentar të PL-së është zgjedhur Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho.

Ndërsa deputetët e PD që kalojnë në grupin parlamentar të PL janë Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja. Po ashtu PD do të japë deputetë për të krijuar grupin parlamentar të partive të tjera aleate me synim kryesor një minutazh më të madh në foltoren e Kuvendit. Versus.al

Poll