Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, hodhi akuza të forta në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, duke publikuar, sipas tij, disa pjesë nga biseda sekrete dhe të koduara të bëra në platformen SKY ECC. Në Kuvend ai lexoi një dialog të zhvilluar nga abonentë të paidenifikuar prej Bardhit, që tregonin sipas tij sesi emëroheshin drejtuesit e policisë. Bardhi, këmbënguli se në përgjim flitet për zgjedhjen e drejtorit aktual të policisë së shkodrës Edmond Aulaj. Mirëpo, këtë pretendim të Bardhit e ka hedhur poshtë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit deklaroi se Edmond Sulaj ka gradën drejtues i parë dhe se është një oficer model që i shërben vendit me përkushtim.
Ministri Ervin Hoxha: Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.
Gazment Bardhi: Nuk përmenda raportin e EUROPOl. Nuk e di ca hyn këtu. Ju referova dokumentave zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. Dhe po ta përsëris siç ti e di shumë mirë, në policinë e Shkodrës dy individë të ngrenë dhe të ulin. Bajrat për të cilët do të flas një ditë tjetër, me dokumenta se unë nuk flas pa dokumenta dhe Pëllumb Gjoka. Të fola për emërimin e Pëllumb Gjokës. Si zëdhënës i tij në këtë seancë, ke ndonjë përgjigje?! Ke përgjigje se Pëllumb Gjoka emëronte dhe shkarkonte drejtuesit në polici. Ke përgjigje, se “vëllai” o tij po i bëhej Ministër i Brendshëm. Ke përgjigje për këtë?! Mos më trego mua raportin e EUROPOL, se e di më mirë se ty”.
Ndërsa në lidhje me pretendimin e ngritur nga Bardhi se zgjedhja e kreut të ri të Gardës së Republikës, është një rast korrupsioni dhe se Ermal Onuzi ishte një emër i paracaktuar më parë, ministri Hoxha e cilësoi si gënjeshtren e dytë të kreut të grupit parlamentar të PD-së.
"Unë nuk e kuptova pjesën e Komandatit të Gardës, sepse konkursi është bërë shumë serioz dhe unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkuronte. Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit. Qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe të banesave, përmirësimi i së drejtës dhe kompesimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit të Gardës dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe caktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021." -tha ministi i Brendshëm Ervin Hoxha.







