
Deputetët të cilët kanë munguar në seanca plenare dhe komisione gjatë muajve shkurt dhe mars janë ndëshkuar me heqjen e pagës për mungesat e tyre. Shuma totale e penaliteteve kap shifrën e afro 1.1 milionë lekëve të reja, ku peshën kryesore e zë opozita.
Pjesa më e madhe e penaliteteve janë shënuar gjatë muajit mars. Ndërsa nuk mungojnë mes të ndëshkuarve as deputetët socialistë, pavarësisht se lista kryesohet nga demokratët.
Deputetët të cilëve u është hequr pjesë e pagës:
Elda Hoti: 125,316 lekë (12 ditë)·
Belind Kelliçi: 125,316 lekë (12 ditë)·
Flamur Noka: 114,873 lekë (11 ditë)·
Klevis Balliu: 114,873 lekë (11 ditë)·
Albana Vokshi: 104,430 lekë (10 ditë)·
Fidel Kreka: 104,430 lekë (10 ditë)·
Bujar Leskaj: 52,215 lekë (5 ditë)·
Ana Dajko: 52,215 lekë (5 ditë)·
Gent Strazimiri: 41,772 lekë (4 ditë)·
Vangjel Dule: 31,329 lekë (3 ditë)·
Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·
Denisa Vata: 31,329 lekë (3 ditë)·
Oerd Bylykbashi: 20,886 lekë (2 ditë)·
Gjin Gjoni: 20,886 lekë (2 ditë)·
Isuf Çelaj: 10,443 lekë (1 ditë)·
Edi Paloka: 10,443 lekë (1 ditë)
Mars: Shuma totale e penaliteteve ishte 992,085 lekë për 95 ditë mungesa në total.
Agron Shehaj: 31,329 lekë (3 ditë)·
Damian Gjiknuri: 20,886 lekë (2 ditë)·
Fatmir Mediu: 10,951 lekë (1 ditë)·
Vangjel Dule: 10,443 lekë (1 ditë)·
Sali Berisha: 10,443 lekë (1 ditë)·
Ledina Alolli: 10,443 lekë (1 ditë)·
Tedi Mulaj: 10,443 lekë (1 ditë)
Shkurt: Shuma totale e penaliteteve ishte 104,938 lekë për 10 ditë mungesa në total. Versus.al

