POLITIKË /

"Dhimbje e madhe", seanca plenare në Kuvend nis me një minutë heshtje për fëmijët që u përplasën për vd*kje

Ashtu si ditën e djeshme në rrjetet sociale, edhe sot deputetët kërkuan ndryshimin e Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve në rast të ngjarjeve të tilla.

Shkruar nga Versus
"Dhimbje e madhe", seanca plenare në Kuvend nis me një
Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje

Seanca plenare e pasdites së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme në Durrës ku 2 fëmijë të mitur u përplasën për vdekje nga një makinë, ndërsa një tjetër 8 vjeçar u plagos rëndë.

“Ngjarja e ndodhur dje ka prekur thellësisht. Humbja e jetës në një moshë aq të vogël, përbën një dhimbje të madhe. Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh mes të tjerash zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu. 

 

Ndërsa më pas seanca vijoi me miratimin e rendit të ditës. Versus.al

 

Poll