
Në Fermën VIP ka patur së fundmi përplasje të ashpra mes poetes Mimoza Ahmeti dhe Adionit. Situata mes tyre ka marrë një kthesë të fortë duke u përshkallëzuar në tone të rënda dhe paralajmërime direkte.
“S’më le të shijoj një pesëminutësh, ma more shpirtin”, dëgjohet të thotë Mimoza Ahmeti.
Ndërsa Adioni i përgjigjet me tone të ashpra: “Do të ta marr, të kam thënë, do të të shkatërroj”.
Përplasja vijon me deklarata të forta nga të dyja palët. Ndërsa më herët, gjatë një debati mes tyre, Adioni e kishte quajtur shkrimtaren “Mimoza Ahmetoviç” duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pjesë nga përplasja mes tyre:
Adioni: Ti je Moza Ahmetoviç
Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviç. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.
Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.
Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.
Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.
Adioni: A ke qenë Ahmetoviç?
Moza: Unë Ahmetoviç s’kam qenë kurrë.
Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.
Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit. Versus.al

