MAGAZINË /

Cameron Diaz është bërë nënë për herë të tretë në moshën 53-vjeçare

Burri i saj e bëri njoftimin për lindjen e djalit të saj nëpërmjet Instagramit.

Shkruar nga Versus

Cameron Diaz është bërë nënë për

Cameron Diaz është bërë nënë për herë të tretë në moshën 53-vjeçare.

Bashkëshorti i saj Benji Madden e bëri njoftimin nëpërmjet Instagram-it të hënën, më 4 maj, duke zbuluar se aktorja solli në jetë një djalë.

Ai tha se si nëna ashtu edhe foshnja janë shëndoshë e mirë, ndërsa theksoi se sa shumë e shijojnë jetën me fëmijët e tyre, duke mbrojtur njëkohësisht privatësinë e tyre.

Në mbishkrimin e postimit të tij, Madden shkroi:

" Unë dhe Cameron jemi të lumtur, të emocionuar dhe ndihemi shumë të bekuar të njoftojmë lindjen e fëmijës sonë të tretë, Notas Madden. Mirë se erdhe në botë djali ynë!! Ne e duam jetën me familjen tonë - fëmijët tanë janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe jemi mirënjohës!!! Po kalojmë një kohë të mrekullueshme. Ju dërgojmë të gjitha urimet tona më të mira - familja Madden ."

Cameron Diaz dhe Benji Madden, të cilët u martuan në vitin 2015, tashmë kanë dy fëmijë, vajzën Radix dhe djalin Cardinal, të cilët lindën përkatësisht në vitin 2019 dhe 2024, nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

Vendimi për të pasur fëmijë nëpërmjet një nëne zëvendësuese erdhi pasi çifti luftoi me infertilitetin, duke iu drejtuar fekondimit in vitro, akupunkturës dhe suplementeve në përpjekjen e tyre për të pasur një fëmijë, sipas Us Weekly.

" Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur në këtë pikë ", tha një burim kur lindi vajza e tyre.

Ashtu si me njoftimet e mëparshme, çifti ka zgjedhur të mos publikojë foto të të porsalindurit të tyre, duke theksuar sigurinë dhe privatësinë e familjes së tyre.

Poll