
Ish-deputeti, Dashamir Shehi i ftuar në A2CNN foli për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike me mungesën e garës për kreun e partisë. Ai tha se Salianji po merr mbështetje, jo për faktin se mund të pëlqehet brenda PD, por sepse brenda partisë ka shumë njerëz që nuk pëlqejnë më Berishën.
Megjithatë, sipas Shehit duhet që lëvizja për reformimin e partisë të vijë nga deputetët e rinj demokratë.
“Në qoftë se ti vë një shenjë aty, një strumbullar të vogël, e gjithë kjo kashta e hallakatur e opozitës mund të mblidhet këtu, një pjesë sa 10%, 20%. Tregon që ka njerëz, jo se duan Salianjin, po ta them unë me eksperiencën time që edhe mund ta duan një pjesë, por nuk duan Berishën, edhe Berisha e din fort mirë këtë punë. Do pushtet absolut brenda atij që është oborri i vet. Unë do kisha preferuar që lëvizja të vijë nga ato deputetë të gjeneratës së re që janë aty. Ka plot të arsimuar aty”, shtoi ai. Versus.al

