POLITIKË /

Nafta 224 lekë për litër, Berisha: Kemi taksën më të lartë në botë! Masat e Ramës, janë qesharake

Sipas Berishës duhet një përgjysmim i taksave për karburantin.

Shkruar nga Versus

Nafta 224 lekë për litër, Berisha: Kemi taksën më

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi bashkëbisedimin e përjavshëm me ndjekësit në rrjetet sociale duke iu përgjigjur pyetjeve të këtyre të fundit. 

Lidhur me çmimin e naftës që arriti 224 lekë për litër, Berisha deklaroi se asnjë vend në botë nuk ka patur një rritje të tillë të karburantit, duke nënvizuar se vendi ynë ka taksat më të larta. Ndërsa masat e pretenduara nga Rama i quajti qesharake. 

“Java që lamë pas u karakterizua nga një goditje e re për buxhetet tuaja familjare, për xhepat tuaj. 

Çmimi i naftës arriti në 224 lekë, një çmim ndër më të lartit në botë. Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani. Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën.

Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60% të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike.

Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre. Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë. Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60% të çmimit.

Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera. Përgjysmim i taksave të naftës”, tha Berisha. Versus.al

Poll