MAGAZINË /

''Ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumet e Shqipërisë'', 'Disiplina' ndëshkon 16 tifozë (EMRAT)

Shkruar nga Versus

''Ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumet

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime të ashpra për tifozët e përfshirë në dhunën e ndeshjeve Vllaznia-AF Elbasani dhe KF Tirana-AF Elbasani.

Konkretisht për ndeshjen mes Tiranës dhe Elbasanit të zhvilluar më 8 mars në stadiumin ‘’Selman Stërmasi’’ pas akteve të dhunës në stadium dhe jashtë tij, dhjetë tifozë janë ndaluar përjetë të futen në stadiumet e Shqipërisë.

"Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:

Petros Alfred Ballabani, Sadi Eduart Notolli, Amar Agim Loci, Indrit Gëzim Skëndi, Klei Qani Mema, Fabio Ardian Elezi, Noel Sokol Klaiqi, Ilirian Kristo Meraj, Malvin Alban Sharra, Xhensi Kolë Gjinaj’’- thuhet në njoftim.

I njëjti vendim është marrë edhe për 6 tifozë të tjerë të cilët u përfshinë në dhunën e ndodhur në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Elbasanit.

"Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Serxhio Ardian Miloti, Kristo Halit Krraba, Juljan Qamil Pllumbi, Enaldo Përparim Selami, Elios Ermir Qosja, Denis Shkëlqim Deliu’’- thuhet më tej në njoftimin e komisionit. Versus.al

Poll