AKTUALITET /

Shkoi të zgjidhte konfliktin e djalit të tij, por humbi jetën! Babë e bir u goditën nga 3 persona në Vlorë

I ndjeri kishte edhe probleme me zemrën.

Shkruar nga Versus
Shkoi të zgjidhte konfliktin e djalit të tij, por humbi jetën!
Viktima, Ismail Aliaj dhe vendngjarja

Vlorë- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në rrugën ‘’Gjergj Araniti’’ ku si pasojë e një konflikti të ashpër fizik ndërroi jetë 63 vjeçari Ismail Aliaj.

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt që djali i viktimës i cili kishte patur një konflikt me autorin disa ditë më parë. Babë e bir kanë shkuar në banesën e autorit për të sqaruar konfliktin.

Në ato momente personi që kërkonin ndodhej në makinë me familjen pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali. Mes tyre nisi një debat me fjalë të ashpra dhe më pas situata degradoi në fyerje e sharje. Duke qenë se autori e kishte shtëpinë afër vendngjarjes, në konflikt ndërhynë edhe dy shokë të tij.

Mes palëve nisi një konflikt fizik me shkelma e grushte. Autori i vrasjes, goditi dy herë me grushte Ismail Aliajn dhe një herë me shkelm duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se viktima ka patur edhe probleme me zemrën.

Pas krimit, autori së bashku me dy shokët e tij janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Një muaj më parë, të ndjerit i kishin djegur makinë, por dyshohet se rasti nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur së fundmi. Versus.al

Poll