MAGAZINË /

''Dukej si bodybuilding'', Moza për veshjen e Arbana Osmani: I thonin bukur, të gjithë rrenacakë

Vetë moderatorja e postoi videon në story.

Shkruar nga Versus

''Dukej si bodybuilding'', Moza për veshjen e Arbana

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti e cila ka fituar zemrat e publikut në Ferma VIP për shkak të sinqeritetit dhe humorit të saj, së fundmi nuk i kurseu komentet për veshjen e moderatores Arbana Osmani. 

Në një video të publikuar nga vetë Arbana në InstaStory, Moza tha: “Kishte veshur diçka të zezë dhe dukej si bodybuilding. Të gjithë i thonin ‘sa bukur, sa bukur’, por unë desha t’i them: mos vish më të zeza, vish ndonjë gjë të çelët për Prime-in tjetër, ta kesh parasysh, kurrë më me të zeza.”

Moza shtoi me humor: “Të gjithë i thonin ‘sa bukur’, të gjithë rrenacakë, s’më erdhi radha të them ‘vish diçka të çelët të shkon më shumë’”.

Ndërkohë, Jonida qeshte dhe thoshte “vdiqa”, ndërsa Moza vazhdonte me komentet e saj. Versus.al

Poll