
Vetëm një javë pas nisjes së sezonit të tretë, formati televiziv i drejtuar nga Arbana Osmani vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe në publik.
Edhe pse reagimet për këtë edicion kanë qenë të ndryshme, interesi më i madh është përqendruar te ngjarjet dhe dinamika që po krijohet brenda shtëpisë, ku disa prej banorëve, përfshirë Mimoza Ahmetin, kanë arritur të bëhen virale.
Ndërkohë, produksioni duket se po përgatit surpriza të reja për të rritur më tej tensionin dhe interesin e lojës.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, në Prime-in e tretë pritet një hyrje e rëndësishme që mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e lojës. Një nga emrat më të përfolur është Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë atë të rikthehet në një format të ngjashëm, pasi më parë ka arritur të fitojë çmimin e madh. Megjithatë, dyshohet se ofertat financiare mund të kenë ndikuar në këtë vendim.
Po ashtu, përflitet edhe pjesëmarrja e Ermiona Lekbellos, një tjetër figurë e njohur e reality show-ve të mëparshme.
Nëse këto hyrje konfirmohen, pritet që dinamika brenda shtëpisë të ndryshojë ndjeshëm, duke sjellë përplasje dhe rivalitete të reja mes banorëve.
Për gjithçka mbetet për t’u parë në Prime-in e sotëm, që transmetohet nga ora 21:00./Versus.al

