BOTA /

“Mund të shihnim botën nga poli në pol”, astronautët e nisur drejt hënës tregojnë momentin spektakolar

Shkruar nga Versus
“Mund të shihnim botën nga poli në pol”,
4 astronautët e "Artemis II"

Anija kozmike e misionit “Artemis II” ka arritur të dalë nga orbita e planetit Tokë duke iu afruar tanimë Hënës rreth së cilës do të zhvillojë një rrotullim që pritet të zgjasë rreth 10 ditë për të eksploruar anën e panjohur të saj edhe pse pa u ulur në të.

4 astronautët që ndodhen në anije treguan momentin spektakolar teksa dielli perëndonte në një pjesë të planetit Tokë. Sipas tyre, kishin arritur të shihnin të gjithë globin nga poli i Jugut në polin e Veriut.

“Ishte një moment rreth një orë më parë kur kontrolli i misionit “Huston” riorientoi anijen tonë kozmike teksa dielli po perëndonte. Nuk e di se çfarë prisnim ne të shihnim në atë moment, por mund të shihnim të gjithë globin nga poli në pol. Mund të shihnim, Afrikën, Europën dhe nëse do të shihje me vëmendje, mund të shihje edhe dritat në veri. Ishte momenti më spektakolar dhe na ndaloi të gjithëve ne”- u shprehën ata. Versus.al

 
Poll