AKTUALITET /

"Vinte shpesh në bashki për leje ndërtimi", Veliaj për Ols Dadon: Ky prokuror njëjtë si kuzhinieri që bëhet pilot

Veliaj tha se si pasojë e arrestimit të tij, punët në bashki kanë mbetur pezull.

Shkruar nga Versus

"Vinte shpesh në bashki për leje ndërtimi", Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në seancën që zhvillohet në gjykatën Administrative lidhur me kërkesën për rrëzimin e dekretit që emëronte Ols Dadon prokuror, ka pretenduar se ky i fundit kishte shkuar shpesh në bashki për të kërkuar leje ndërtimi.

Veliaj pretendoi se ajo çfarë po ndodh ndaj tij është një intrigë dhe se është i vetmi person i arrestuar nga denoncimi i dikujt që nuk ekziston.

Pjesë nga seanca:

Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time dhe cka më shkaktoi mua kjo. Dua të flas se cfarë ka shkaktuar për Bashkinë e Tiranës. Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s'kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston.

Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.

Veliaj: Vec në rastin tim ka një kalëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtiar Erion Veliaj 101 cerdhet që ndërton apo pemët apo shkollët?

Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.

Veliaj: Nesti Angoni te kallëzon dhe regjistrohet cështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh sic është afati. Ka dicka qe nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i Emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20 vjecar e imja. Edhe kur kam qenë të mjafti dhe me thotë në vitin 2004 me kë kam qënë me charter. Mund të kemë qënë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është aty ka qënë avion turistik.

Veliaj: Per kullat i kam thene i jep KKT dhe jo Bashkia. Dhe me kanë thënë sekretaret dhe drejtues në bashkinë e tiranës qe eshte sekser dhe jo prokuror. Pra bashko Nesti Angonin, shkatërrim total i jetës time personale. Në orar të punës dhe vizita pa fund në bashki për të kërkuar leje. Ky është Ols Dado. Pra Guzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve. Versus.al

Poll