AKTUALITET /

Vr*sja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, xhaxhai i autorit kërkon lirimin nga burgu

Shkruar nga Versus
Vr*sja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, xhaxhai i autorit
Autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe viktima, gjyqtari Astrit Kalaja

Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, të riut që kreu vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ka kërkuar së fundmi ndryshimin e masës së sigurisë.

Që prej tetorit të kaluar ai mbahet i paraburgosur. Ndërsa seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e tij, do të mbahet më 8 prill.

Më 6 tetor të vitit të kaluar, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë në sallën e gjyqit, nga Elvis Shkambi, ku mbetën të plagosur edhe babë e bir nga pala kundërshtare Ragip dhe Ervis Kurti.

Autori u vetëdorëzua, ndërsa së bashku me të u arrestua edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi. Ky i fundit pretendon se nuk kishte asnjë dijeni mbi planin e nipit të tij. Versus.al

Poll