AKTUALITET /

Dhuna i shkaktoi vdekjen, i moshuari në Korçë ishte në proces divorci! Punonjësi i postës e gjeti të pajetë

Deri më tani deklaratat e familjarëve nuk kanë zbardhur detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus
Dhuna i shkaktoi vdekjen, i moshuari në Korçë ishte në
Viktima, Gëzim Vija

Korçë- Policia rrethoi sërish sot fshatin Bulgares ku ditën e djeshme u gjet i vdekur 78 vjeçari Gëzim Vija. Të gjithë familjarët e të ndjerit po merren në pyetje lidhur me ngjarjen e cila u zbulua nga punonjësi i postës i cili shpërndan pensionet.

I moshuari jetonte vetëm dhe mësohet se ka qenë në proces divorci nga bashkëshortja e tij me të cilën kishte 4 fëmijë.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se 78 vjeçari kishte një plagë të thellë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet i fortë që më pas i ka shkaktuar vdekjen. Burime bëjnë me dije se deri më tani deklaratat e familjarëve nuk kanë thënë detaje që mund të orientojnë policinë në zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

Poll