AKTUALITET /

Kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror, Veliaj mbërrin në gjykatë me pranga në duar

Pavarësisht se nuk mori pjesë në seancën e sotme në GJKKO, Veliaj ka qenë i pranishëm sot në gjykatë për padinë ndaj Ols Dados.

Shkruar nga Versus
Kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si
Momenti kur Veliaj hyn në Gjykatën Administrative

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën Administrative të Tiranës ku do mbahet seanca në të cilën ai ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados si prokuror në 2008-ën me dekret nga ish-presidenti Bamir Topi.

Kreu i bashkisë së Tiranës, i cili pretendon se Dado është emëruar prokuror në shkelje të ligjit, shihet teksa hyn në gjykatë me pranga dhe një libër që mban në duar. Versus.al

Poll