
Një moment i veçantë është shënuar mëngjesin e sotëm me orën shqiptare në Chicago para ndeshjes së basketbollit amerikan NBA mes vendasve të Bulls dhe Indiana Pacers.
Një grup shqiptarësh që jetojnë në SHBA kanë performuar valle tradicionale nga treva të ndryshme të Shqipërisë.
Vallet dhe këngët shqiptare kanë krijuar një atmosferë shumë të ngrohtë në sallën e sportit duke bërë që shumë tifozë të NBA të kërcenin dhe filmonin grupin e shqiptarëve me veshje tradicionale. Versus.al

