
Tiranë- Një 40 vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia nën dyshimin e kryerjes së veprës penale "shfrytëzimi i prostitucionit".
Blutë njoftojnë se janë dashur 3 muaj hetime për të zbuluar veprimtarinë e paligjshme që ushtrohej në një qendër fizioterapeutike në rrugën "Ismail Qemali". 40 vjeçarja B.G shfrytëzonte për prostitucion një 41 vjeçare e cila u procedua në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

