AKTUALITET /

E rëndë në Lezhë, persona të paidentifikuar hapin varrin e një të riu për t'i vjedhur sendet me vlerë

Në Lezhë është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të hapin varrin e një të riu në zonën e Tales, duke dëmtuar pllakën e betonit, ndërsa policia po heton rastin.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Lezhë, persona të paidentifikuar hapin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Tales në Lezhë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të hapin një varr.

Rasti është denoncuar në polici nga shtetasi F. Gj., 65 vjeç, i cili ka deklaruar se ka konstatuar dëmtim të varrit të djalit të tij.

Nga hetimet paraprake në terren, është vërejtur se është thyer pllaka e betonit e varrit, çka tregon për një ndërhyrje të qëllimshme me synim hapjen e tij, disa muaj pas varrimit.

Banorë të zonës dyshojnë se ngjarja mund të ketë pasur si qëllim grabitjen e sendeve të mundshme brenda varrit, megjithatë autorët nuk kanë arritur ta çojnë deri në fund veprimin, pasi arkivoli ka qenë i mbyllur hermetikisht.

Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve./Versus.al

Poll