
Ka hyrë në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës për çmimet e reja të karburanteve, duke sjellë ndryshime në pikat e furnizimit në të gjithë vendin.
Nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme, çmimi i naftës është rritur në 224 lekë për litër, ndërsa benzina është vendosur në 181 lekë për litër.
Në disa pika karburanti, punonjësit kanë nisur menjëherë ndryshimin e çmimeve në tabelat përkatëse.
Rritja e naftës shënon nivelin më të lartë të arritur që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Çmimet janë përcaktuar pas zbritjes së rreth 9.5 lekëve nga ulja me 20% e akcizës.
Vendimi po zbatohet menjëherë në treg, ndërsa qytetarët do të përballen me çmime më të larta për karburantet.


