
Bordi i Transparencës ka vendosur më 3 prill 2026 çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, në zbatim të aktit normativ për uljen e akcizës me 20%.
Sipas vendimit, çmimi i gazoilit standard gazoil nuk do të jetë më i lartë se 224 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 212 lekë për litër në shumicë. Ndërsa çmimi i benzinës është përcaktuar jo më shumë se 181 lekë për litër në pakicë dhe 169 lekë për litër në shumicë.
Vendimi parashikon që këto çmime të hyjnë në fuqi në orën 20:00 të datës 3 prill dhe të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit, kur do të rishikohen sipas ndryshimeve në treg.
Autoritetet kanë paralajmëruar masa ndëshkuese, përfshirë pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk zbatojnë vendimin, ndërsa institucionet përgjegjëse janë angazhuar për të mbrojtur konsumatorët dhe për të siguruar konkurrencë të ndershme në tregun e karburanteve.
Njoftimi
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg./Versus.al

