
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rruga e Çipave” në Vlorë, ku disa persona janë përfshirë në një përplasje fizike që ka përfunduar me pasoja fatale.
Si pasojë e ngjarjes, fillimisht një person mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia, përfshirë edhe forcat “Shqiponja”, është vënë në ndjekje të tij.
Më vonë, 62-vjeçari Ismail Aliaj, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës si pasojë e dëmtimeve të marra, përfshirë goditje në pjesën e fytyrës dhe në grykë.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Vlorës po vijon kërkimet për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë./Versus.al

