
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht, teksa bashkëshorti i saj dyshohet se ka qenë duke pastruar një armë gjahu.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të plagosurës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.Versus.al

