
Biznesmeni dhe ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani me nota prekëse ka reaguar pas lajmit të vdekjes së kunatit të tij, ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arbri shkruan:
”Pse na e bëre o Gert….Pse na e bëre”
Bogdani u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare ditën e sotme pas një arresti kardiak.
Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.
Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital./Versus.al







