POLITIKË /

"Nesër dridhim themelet e narkoshtetit", Berisha thirrje për mosbindjen civile: Qytetarët të vërshojnë në Tiranë

Shkruar nga Versus

"Nesër dridhim themelet e narkoshtetit", Berisha thirrje për

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim me anëtarë demokratë të njësisë nr.9 të Tiranës ku përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit në protestat e përjavshme para bashkisë.

Ndërsa fjalën e tij e mbylli me thirrjen e bërë për protestën e ditës së nesërme ku është paralajmëruar mosbindja civile më e fuqishme që ka parë vendi. Ai u kërkoi qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë vendit që të jenë të pranishëm në protestën kombëtare që mbahet nesër në orën 17:00.

“Kështu pra, ne nisim këtë betejë të sigurtë në fitore. E nisim si njerëzit, si burrat dhe gratë që të pamundërën e bëjnë të mundur. E nisim si shumicë numerike dhe morale e shqiptarëve. E nisim me një program që ju jep përgjigjen më të shkëlqyer 3 muajt e parë problemeve më të dhimbshme të Shqipërisë.

E nisëm duke patur përballë një grup të urryer për shqiptarët. Një grup njerëzisht, individësh që kanë vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në histori dhe i ka përzënë ata nga Shqipëria.

Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë”- deklaroi ish-kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: