
Procesi i numërimit të votave në Tepelenë ka nisur pak përpara orës 22:00, më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Në këtë bashki po përdoret për herë të parë edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të votimit dhe për procesin e numërimit, si pjesë e një projekti pilot që synon rritjen e saktësisë dhe transparencës.
Nga 21 kuti në total, deri tani janë numëruar 2 (Nivica dhe Sinanaj), ku rezultati paraprak është: Gramos Sako nga Partia Socialiste me 310 vota, dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur, me 32 vota.
Në Tepelenë kanë votuar gjithsej 2.488 qytetarë nga 7.184 të regjistruar me të drejtë vote./ Versus.al
