Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli me kritika dhe ironi kundrejt mazhorancës gjatë seancës plenare të kësaj të hëne e cila shënon nisjen e sesionit të tetë parlamentar.
Bardhi tha se në 12 vite qeverisje mazhoranca ka dështuar, pasi sipas tij nuk ka arritur që të hartojë një reformë të drejtë zgjedhore.
Më tej me ton ironizues, Bardhi tha se “për fat të mirë ky është sesioni i fundit që PS është mazhorancë në këtë Kuvend”.
Demokrati komentoi dhe letrën e presidentit Bajram Begaj për partitë politike dhe procesin zgjedhor ku tha se nëse do t’i interesonte procesi i ndershë zgjedhor do ishte paraqitur vetë në Kuvend për të lexuar mesazhin e tij.
Më tej, Bardhi iu drejtua mazhorancës duke iu thënë se ky ishte sesioni i fundit i tyre si shumicë në sallën e parlamentit.







