Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për media pas regjistrimit të mbi 245 mijë emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se KQZ nuk ka një zgjidhje konkrete dhe nuk është e përgatitur nëse të 25 subjektet politike dërgojnë kandidatë për në zgjedhje sepse fleta e votimit do dilte shumë e madhe.
Teksa foli për emigrantët shqiptarë të regjistruar për të votuar, Celibashi bëri me dije se shqiptari më i moshuar i regjistruar për të votuar është një 98 vjeçar në Gjermani.
“Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani. Ndërkohë një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi 25 herë”- tha Celibashi.
Sa i takon pyetjes nëse ka një shans të dytë për mbi 40 mijë persona të cilëve u është refuzuar aplikimi për regjistrim, Celibashi tha se nuk ka asnjë mundësi të tillë.
“Jo nuk mund të bëhet asgjë. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar.Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën”- shtoi kreu i KQZ. Versus.al







