Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të cilët arrestuan me forcë ditën e djeshme kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
“Ata 10 veta 2 metra të gjatë pa tru në kokë. Dhe kë po kapnin? Kur e kanë kërkuar ata Ilir Metën dhe nuk u ka shkuar? Kush është Ilir Meta që e kapin ata ashtu? Madje dhe del njëri një polic moterfucker aty që e godet në kokë. Shqipëria është sa një fshat i vogël dhe të gjithë njihemi, pa merak.
Mjekun kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminel në aeroportin e Rinasit. I kanë hequr rripin dhe e kanë trajtuar si kriminel. Për çfarë e marrin mjekun si kriminel? Për ta intimiduar. Personin të cilit mamaja ime i ka blerë shtëpinë, e kanë marrë në aeroport dhe e kanë intimiduar që të thoshte se pagesa i është bërë në dorë me para “cash”. Po ashtu edhe personin që më ka shitur mua shtëpinë, e kanë intimiduar, janë tallur me të. I kam toleruar në aspektin njerëzor edhe për sjelljen e tyre sepse në fund të fundit, ata janë ushtarët e Edi Ramës. Para ca vitesh ishte Arben Kraja, tani Altin Dumani pastaj vjen një tjetër, këta janë kalimtarë, beteja nuk është me ta”- u shpreh Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo konfirmoi rikthimin aktiv në politikë duke theksuar se do të vazhdojë me betejën e denoncimeve të aferave korruptive ndaj Veliajt, Ballës dhe kryeministrit Edi Rama.
“Beteja politike ka të bëjë me sensibilizimin. Njerëzit ndoshta jo të gjithë e duan Monika Kryemadhin, por të jem e sinqertë në të gjithë jetën time kam dashur ti shërbej Ilir Metës si politikan dhe të jem një nënë e devotshme Vetë këta më kthyen në politikë për të qenë pjesë e sensibilizimit të opinionit publik. Do shohim se cfarë po bëhet me ndërtimin pa leje 15 hektarë dhera dhe kush janë përfituesit e apartamenteve dhe shitësit e apartamenteve që e kanë bërë këtë për të blerë vota në 2025-ën. Kjo është betejë e imja”- shtoi deputetja e PL. Versus.al







