POLITIKË /

"Nuk jam maskara", Ahmetaj i ndërhyn live Baton Haxhiut: Më kanë dërguar dosje tjetër, 100 e ca milionë

Shkruar nga Versus
"Nuk jam maskara", Ahmetaj i ndërhyn live Baton Haxhiut: Më
Analisti Baton Haxhiu dhe ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj

Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live gjatë emisionit “Çime Peka Live” në Syri Tv për t’ju përgjigjur akuzave që gazetari Baton Haxhiu bëri ndaj tij lidhur me intervistën më të fundit të dhënë në arrati.

Ahmetaj i kërkoi Haxhiut të përqendrohet tek çështje të cilat ai i konsideroi si “afera korruptive” duke përmendur dosje të AKSHI-t dhe Eco Park si dhe një dosje tjetër që pretendon se i është dërguar së fundmi.

Pjesë nga biseda mes Ahmetajt dhe Haxhiut:

Ahmetaj: Unë nuk kam qënë zari i asnjërit. Do i sygjeroja Batonit që të fokusohej te 50 milionshi, të fokusohet te Eko Parku dhe jo te azili im.

Të lutem Baton, kur më quan maskara po të them miqësisht që nuk kam qënë ndonjëherë maskara, nuk i kam nxjerr miqtë në pritë, nuk i kam ngulur thika dhe për atë 4 orësh që kemi kaluar bashkë nuk dua të them që më ke dhënë apo s’më ke dhënë të drejtë, s’më ke bërë asnjë pyetje që nuk të kam dhënë përgjigje. Po deshe e detajojmë. Të kam thënë që kjo është mes meje dhe teje dhe që ne jemi takuar e ke thënë ti. Të kam shpjeguar të gjithë për 4 orë. I dashur mik unë nuk jam maskara, por po tentoj të hedh dritë mbi atë që i bëhet Shqipërisë dhe asaj që më bëhet mua.

Unë jam fenomen i abuzimit të pushtetit, të korrupsionit të medias dhe varësisë së drejtësisë nga një njeri. Kam nxjerrë një dosje që kam arsyet e mia pse nuk i nxjerr. Dosjet e SPAK me transaksione…Baton ti je gazetar, si mund të thuash që e futi nën karrige, çfarë do të thotë?

Unë nuk ta kuptoj këtë sulm në aspektin profesional dhe njerëzor, ta kuptoj në aspektin politik, je bërë palë dhe ke të drejtën tënde. Por nuk mund të më fyesh se jam maskara, unë nuk jam maskara.

Haxhiu: Po je...

Ahmetaj: Po mirë mo mirë. Merru me Eko Parkun, po atë të AKSHI-t, se ai djali më ka dërguar edhe një dosje tjetër, 100 e ca milionë…

Në janar të këtij viti, Ahmetaj i cili është në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023, dha intervistën e tretë për mediat duke zbuluar detaje të tjera nga ato që ai i quan “afera korruptive” të Ramës dhe eksponentëve të lartë të PS. Versus.al

Poll