POLITIKË /

Arben Ahmetaj nga arratia: Si më kërcënuan. Altin Dumani e dinte, unë s’dilja i gjallë nga burgu

Ish Zëvendës kryeministri shqiptar thotë se ndaj tij vijojnë kërcënimet, po nga të njëjtën persona, identitetin e të cilëve zgjedh mos ta ndajë me publikun.

Shkruar nga Versus

Arben Ahmetaj nga arratia: Si më kërcënuan. Altin Dumani e dinte,

Nga arratia që prej korrikut të vitit 2023, Arben Ahmetaj ka dalë sërish, me zë edhe figurë në një intervistë televizive. Ish Zëvendës kryeministri shqiptar thotë se ndaj tij vijojnë kërcënimet, po nga të njëjtën persona, identitetin e të cilëve zgjedh mos ta ndajë me publikun.

Akuzat e tij implikojnë edhe kreun e SPAK, Altin Dumanit, për të cilin Ahmetaj pretendon se ka qenë në dijeni të arrestimit të tij si dhe tentativave që do i kryheshin për ta vrarë.

“Sot me kërcënimet, para tre ditësh kam marrë një kërcënim interesant, ‘Kur të ngremë ne furtunën, ti do fluturosh në qiell’. Po, po, para tre ditësh ma kanë bërë këtë kërcënim. Kam dyshime se Altin Dumani ka qenë pjesë dhe në dijeni të zhdukjes time, unë s’dilja i gjallë nga burgu. Këtë e dinë të gjithë tani. Do jetë trishtim shumë i madh që nuk e kuptoj, po nuk mund ta ndaj…Nga të njëjtët njerëz e mora kërcënimin”, thotë Arben Ahmetaj.

Në muajin korrik të 2023, organi i akuzës lëshoi urdhër arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar. Në Janar të 2025 ai nuk është arrestuar ende. /Versus.al/

Poll