MAGAZINË /

Ermal Mamaqi zbulon përplasjen me Rogertin në Big Brother VIP Albania: Më akuzoi se isha shitur

Aktori rrëfeu se banori nuk e priti mirë vendimin e jurisë dhe e akuzoi për padrejtësi, duke krijuar një moment tensioni në prapaskenë. Mamaqi e mori situatën me humor, duke theksuar se gjithçka kaloi pa incidente serioze.

Shkruar nga Versus
Ermal Mamaqi zbulon përplasjen me Rogertin në Big Brother VIP Albania:
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku së bashku me Elvana Gjata morën rolin e jurisë në një sfidë aktrimi mes banorëve.

Të ndarë në skuadra, konkurrentët interpretuan skeçe të ndryshme dhe në fund dy artistët shpallën fitues grupin që vlerësuan më të mirin, ndërsa skuadra e Rogertit doli humbëse.

Më pas, gjatë emisionit “Fan Club”, Mamaqi tregoi se pati një moment të sikletshëm me banorin, i cili nuk e priti mirë rezultatin dhe e akuzoi për vendim të padrejtë.

Ai rrëfeu me humor se reagimi ishte i menjëhershëm, por e mori situatën sportivisht, duke bërë shaka dhe duke theksuar se gjithçka mbeti në kuadër të lojës dhe se banori është më interesant nga sa duket në ekran.

“Pata një incident me Rogertin, nuk e di nëse u vu re gjatë Prime. Kur unë vendosa që do të shpallej fitues ky grupi që nuk ishte i Rogertit, filloi duke më sulmuar: ‘U shite’, ‘të blenë’, ‘të shitën'. Desha t’ia kapja njëherë kokën, t’ia vendosja dorën te balli dhe t’i thoja: ‘Dil satan, nga ky trup’, por nuk e bëra dot. Shaka, shaka. Nuk është aq i keq sa duket. Është shumë interesant ai”, u shpreh Mamaqi./ Versus.al

Poll