POLITIKË /

Lulzim Basha i harruar në Tiranë, i buzëqeshur në Mynih! Fotoja që rikthehen vëmendjen mbi ish-kreun e PD-së

Basha mori pjesë në Munich Security Conference më 14 shkurt 2026, një ngjarje për dialog mbi paqen, sigurinë dhe sfidat globale.

Shkruar nga Versus

Lulzim Basha i harruar në Tiranë, i buzëqeshur në Mynih!

Edhe pse ka qëndruar më pas në skenën politike shqiptare pas humbjeve të fundit në zgjedhjet vendore dhe tensioneve brenda partisë, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është parë së fundmi në një forum ndërkombëtar për paqen.

Basha mori pjesë në Munich Security Conference më 14 shkurt 2026, një ngjarje për dialog mbi paqen, sigurinë dhe sfidat globale.

Konferenca u zhvillua në ambientet e Hotel Bayerischer Hof dhe mblodhi krerë shtetesh, ministra të jashtëm, diplomatë dhe ekspertë të sigurisë nga e gjithë bota.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, publikoi një foto ku shihej Basha duke buzëqeshur mes pjesëmarrësve, duke treguar rikthimin e tij në skenën ndërkombëtare, ndonëse në Tiranë e shohin më pak aktiv në politikë.

 

Poll