POLITIKË /

“Nuk mund t’i imponohesh traditës shqiptare”, Berisha-ambasadorit të BE: Ligji për gjinitë, shkatërron familjen

Shkruar nga Versus

“Nuk mund t’i imponohesh traditës shqiptare”,

Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës që mbahej jashtë Kuvendit nga qindra aktivistë pro familjes të cilët kërkojnë nga deputetët që të mos e votojnë ligjin për barazinë gjinore që hidhet sot për votim.

I pyetur nga gazetarët mbi qëndrimin e tij, Berisha tha se ky projektligj synon të shkatërrojë qelizën e familjes shqiptare dhe të shtojë përkatësinë e shumëfishtë gjinore. Duke iu përgjigjur edhe ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos, Berisha tha se ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë.

“Ambasadorit të BE I them kaq, ne respektojmë orientimin seksual të secilit, por përpjekjet tuaja për t’i imponuar shoqërisë shqiptare të gjinisë së gjerë, edhe në statusin tënd ti je binar. Ne nuk merremi me të me jetën personale. Ligji nuk ka asgjë të përbashkët me ne. le t’u thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore. Janë 22 vende të Bashkimit Europian që nuk kanë një ligj të tillë”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll