POLITIKË /

Para në këmbim të votës për PSD, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

Sipas burimeve zyrtare, të dy shtetasit janë shpallur në kërkim, ndërsa strukturat e Policisë së Kukësit vijojnë punën intensive për kapjen e tyre.

Shkruar nga Versus

Para në këmbim të votës për PSD, Policia shpall në

Në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, strukturat e posaçme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë ndërmarrë një aksion të zgjeruar për parandalimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elektoral.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend dhe Kalosh Peposhi të Partisë Social Demokrate, të cilët janë nën hetim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”, siç parashikohet nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas burimeve zyrtare, të dy shtetasit janë shpallur në kërkim, ndërsa strukturat e Policisë së Kukësit vijojnë punën intensive për kapjen e tyre.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime të forta se të kërkuarit kanë qenë të përfshirë në shpërndarjen e vlerave monetare për qytetarë me qëllim orientimin e votës së tyre në favor të një subjekti të caktuar politik. SPAK dhe DVP Kukës janë duke punuar për identifikimin dhe hetimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë.

Autoritetet e drejtësisë janë shprehur të vendosura për të ndëshkuar çdo akt që cenon integritetin e procesit zgjedhor dhe deformon vullnetin e qytetarëve.

Përfaqësues të SPAK theksojnë se çdo indicie për korrupsion zgjedhor do të trajtohet me prioritet dhe pa tolerancë. /Versus.al/

Poll