POLITIKË /

"PE do të hapë zyrë në Tiranë", Rama jep lajmin dhe ironizon opozitën: Si ka mundësi të ndodhë në një narkoshtet?

Teksa foli për këtë lajm, Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kenë parasysh fakte të tilla në 11 maj.

Shkruar nga Versus

"PE do të hapë zyrë në Tiranë", Rama jep

Kryeministri Edi Rama e ka nisur komunikimin e tij në rrjetin social “facebook” me lajmin se Parlamenti Europian ka vendosur të hapë një zyrë përfaqësimi në Shqipëri që do të jetë pikë referimi edhe për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rama e konsideroi këtë si një vlerësim të madh që i bëhet Shqipërisë, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe akuzat e bëra vazhdimisht nga opozita për lidhje të qeverisë me krerët e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

“Parlamenti ka bërë mbrëmë publik vendimin për të hapur zyrën e tij në Shqipëri. Është në krenarinë dhe kënaqësinë tonë të madhe që të bëhemi vend mikpritës i zyrës së PE në Tiranë e cila do shërbejë si një pikë kyçe kontakti mes PE dhe Parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Çfarë bëhet kështu? Parlamenti Europian vendos të hapë zyrën e tij në një narkoshtet? Si ka mundësi?

Për të qenë të qartë, me hapjen e kësaj zyre ne Shqipëri PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe përcakton Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendi që së shpejti do jetë anëtare e BE”- u shpreh Rama.

Më 15 maj në Tiranë do të mblidhen liderët e komunitetit politik evropian. Versus.al

Poll