AKTUALITET /

Shkaktuan katastrofë mjedisore, Gjykata liron 16 të arrestuarit e kompanive të ferrokromit! 8 aksionerë ende në kërkim

Shkruar nga Versus
Shkaktuan katastrofë mjedisore, Gjykata liron 16 të arrestuarit e
Pamje nga ndotja

Gjykata e Elbasanit liroi nga paraburgimi gjashtëmbëdhjetë personat e arrestuar dy ditë më parë, shqiptarë e të huaj, drejtues, punonjës e administratorë të dy kompanive "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk, puna e të cilave është ndaluar me vendim gjykate për shkak të ndotjes së madhe mjedisore dhe ajrore që shkaktonin në zonën pranë Metalurgjikut.

Këto kompani akuzohen se gjatë natës digjnin mbetjet e ferrokromit në qiell të hapur, duke shkaktuar ndotje dhe rrezikuar shëndetin e banorëve jo vetën të zonave pranë por me kilometra të tëra.

Kompanitë u gjobitën me 13 milionë lekë, u arrestuan 16 persona dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim, të cilët janë aksionerë. Ata u përballën me katër akuza si ndotje e ajrit dhe tokës, fshehja e të ardhurave, punësim i paligjshëm dhe pastrimi i parave, kryer në bashkëpunim.

Për gjashtëmbëdhjetë personat e liruar nga paraburgimi, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Personat e arrestuar:

-Juncheol Chung

-Ismail Dybeli

-Prakash Kadel

-Rahul Pal

-Styend Pal

-Munna Singh

-Rajesh Yadav

-Aaditiya Raj

-Rahul Pal

-Dheeraj Kumar

-Jakup Karaj

-Dorjan Xhufka

-Elton Bejkolli

-Besnik Abdiaj

-Elton Beqi

-Eglis Flaga

NË KËRKIM

-Agron Shapllo

-Serafin Orgocka

-Ilir Londo

-Ajet Kala

-Dritan Konica

-Fejzo Meçaj

-Bujar Zogu

-Gjergji Bezati./Versus.al

Poll