POLITIKË /

Përcaktohet mënyra se si do të votojnë emigrantët, formula se sa deputet i zgjedh kryetari dhe sa votuesit

Me draftin e siguruar nga Versus.al është konkretizuar marrëveshja që palët deklaruan të premten e kaluar. Projektligji i hap rrugën votës së emigrantëve që kanë një adresë vendbanimi. Vota e tyre do të sillet me postë në Tiranë. Emigrantët duhet fillimisht që të bëjnë kërkesë elektronikisht që të votojnë, me qëllim që vota e tyre të cilësohet e vlefshme. Sipas draftit që e gjeni më poshtë, varianti që palët kanë rënë dakord në negociata për listat është 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur. Argumenti që kanë sjellë për këtë vendim është ruajtja e kuotave gjinore.

Shkruar nga Versus

Përcaktohet mënyra se si do të votojnë emigrantët,

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për votën e emigrantëve, lista të hapura, heqjen e pragut prej 7 mijë votash dhe një prag kombëtar prej 1 për qind.

Me draftin e siguruar nga Versus.al është konkretizuar marrëveshja që palët deklaruan të premten e kaluar. Projektligji i hap rrugën votës së emigrantëve që kanë një adresë vendbanimi. Vota e tyre do të sillet me postë në Tiranë.

Emigrantët duhet fillimisht që të bëjnë kërkesë elektronikisht që të votojnë, me qëllim që vota e tyre të cilësohet e vlefshme.

Sipas draftit që e gjeni më poshtë, varianti që palët kanë rënë dakord në negociata për listat është 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur.

Argumenti që kanë sjellë për këtë vendim është ruajtja e kuotave gjinore.

"Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:

a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe

b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjesëtuar për tre.

Në rast se nga ky pjesëtim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës.

Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës

Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor.

Kandidatët e listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese për secilin kandidat. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.

Mandatet për kandidatët fitues fillimisht shpërndahen sipas renditjes së listës shumëemërore të fiksuar të subjektit zgjedhor dhe në përputhje me renditjen e kandidatëve në të, dhe në rast shterimi të saj vijohet me kandidatët fitues të rirenditur të listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes sipas pikës 2 të këtij neni.

Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi miratohet për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS”, thuhet në dokument.

Sa i përket pikës që ndante dy partitë ishte mënyra se si do të ndahen mandatet. Socialistët kishin si kusht vendosjen e një pragu 7 mijë vota për të thyer herësin, ndërkohë që demokratët kërkonin lista 100% të hapura.

Ndërkohë, PS ka hequr dorë nga pragu 7 mijë vota, ndërkohë që demokratët kanë pranuar që 1/3 e listës në çdo qark të jetë e mbyllur.

 

 

Poll