POLITIKË /

"Përdori gjuhë kërcënuese", PD kërkon përjashtimin e Ballës me 10 ditë nga Kuvendi

Socialistët janë kundërpërgjigjur duke kërkuar përjashtimin e Berishës me 60 ditë për deklaratat e tij ndaj ambasadorit të BE.

Shkruar nga Versus

"Përdori gjuhë kërcënuese", PD kërkon

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në sekretariatin e komisionit të Etikës kërkesën për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese kundrejt deputetëve gjatë kohës që ka marrë fjalën në Kuvend dhe duhet të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, dje PS kërkoi që Sali Berisha të përjashtohet me 30 ditë nga Kuvendi pas deklaratave të tij lidhur me orientimin seksual të ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. Ndërsa sot socialistët kanë kërkuar zyrtarisht që kreu i PD të përjashtohet me 60 ditë nga Kuvendi. Versus.al

Poll