POLITIKË /

Përfaqësuesi i PD flet për votën e Disaporës dhe “thumbon” mazhorancën: Duan të kontrollojnë procesin

Kaso thekson se në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe ata që kanë vetëm dokumente identifikimi të një shteti tjetër.

Shkruar nga Versus

Përfaqësuesi i PD flet për votën e Disaporës dhe

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka komentuar rëndësinë e votes së Diasporës. Kaso thekson se në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, duke përfshirë edhe ata që kanë vetëm dokumente identifikimi të një shteti tjetër.

Por, sipas tij, mazhoranca po përpiqet që ta kontrollojë procesin, ku emigrantët do të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre me votë, për herë të parë.

"600 mijë shqiptarë janë që iu ka skaduar dokumenti i identifikimit. Ne mendojmë se ka shumë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që kanë dokumente të shtetit ku jetojnë.

Përshembull një shqiptar kishte ikur në Australi që më 1997, kishte pasaportë të vjetër dhe ka dokumentin identifikues të shtetit australian. Ky person duhet të votojë. Mazhoranca kërkon ta kontrollojë procesin. Duhet të votojnë të gjithë shqiptarët, edhe ata vetëm me dokument identifikimi të një shteti tjetër. Qeveria po tenton ta kontrollojë edhe votën e diasporës. Nuk besoj se qytetarët duan që opozita ta shmangë hyrjen në zgjedhje", tha Kaso.

Sipas tij mes PS dhe PD nuk u arrit asnjëherë dakordësia për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por vetëm mbështetje të propozimeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

"Nuk ka një draft të dakordësuar, aq më tepër një marrëveshje PS PD. Ka disa shqetësime të ngritura nga KQZ, çështja e afateve të pamjaftueshme, koha ishte në limite për të siguruar që procesi do të kryhej në mënyrë të sigurt dhe fletët të ktheheshin në kohë. Ka pasur shqetësime për çështjen e kostos financiare, që më në fund u mbulua nga qeveria",  u shpreh Sekretari për Çështjet ligjore në PD. /Versus.al/

Poll