POLITIKË /

"Predikon urrejte në emër të Allahut", Rama për protestuesen: Shfaqet krah ajatollahëve të errësirës

Shkruar nga Versus

"Predikon urrejte në emër të Allahut", Rama për

Kryeministri Edi Rama në vazhdën e reagimeve të tij për protestat masive të cilat vijojnë prej 25 ditësh, ka publikuar këtë herë foton e njërën prej protestueseve të mbuluara duke e konsideruar këtë të fundit si të infiltruar nga Irani.

Në shkrimin e publikuar mbi 2 fotot e qytetares, Rama shkruan se në njërën prej fotove ajo shfaqet krah zyrtarit të lartë të regjimit të ajatollahëve në Iran. Sipas Ramës, kjo protestuese ka bërë thirrje për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe kërkon hakmarrje ndaj SHBA.

Postimi i plotë:

Mos u merr me protestuesit…

Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër.

Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë.

Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës. Versus.al

Poll