Pavarësisht se qindra mijëra persona kanë protestuar për mbi 3 javë rresht në Shqipëri e diasporë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se bëhet fjalë për një “grup histerik” që nuk ka lidhje me patriotizmin.
Sipas Ballës i cili kritikoi pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në protestë, patriotë janë ata që protestojnë vetëm për gjuhën shqipe në provime në Shkup dhe për lirimin e krerëve të UÇK.
“Në gjithë këtë histeri dhe furi pseudopatriotësh të cilët kujtojnë se mund të bëhen atdhetarë duke vënë një qeleshe apo duke marrë flamurin dhe njëra duke ia lidhur edhe qenit flamurin, këta nuk janë fare patriot. Këta janë një grup histerie që nuk kanë lidhje fare me patriotizmin. Se të jesh sot patriot duhet të jesh sot në Hagë duke protestuar për të çliruar komandatin e UÇK duhet të jesh në Shkup duke protestuar për provimet në gjuhën shqipe”- tha Balla. Versus.al


