
Ferdinand Xhaferraj është deputeti i dytë i Partisë Demokratike që dorëhiqet nga gara e primareve nga ku pritet të dalin kandidatët për deputetë.
Ligjvënësi me mandatin e fituar në qarkun e Durrësit, ndryshe nga kolegu i tij Helidon Bushati i cili tha se po tërhiqet për t’u lënë vend të rinjve dhe për t’u angazhuar më shumë në zgjedhje, Xhaferraj tha se ky proces më së shumti e dëmton opozitën.
“Arsyeja është sepse kam qenë që në krye të herës kundër këtij modeli primare që më shumë e dëmtojnë sesa ndihmojnë opozitën”, u shpreh ai.
Përndryshe Xhaferraj njihet si një ndër kritikët e Sali Berishës që u rreshtua krah Bashës gjatë përçarjes së madhe në PD. Në bazë të këtij procesi, demokratët që duan të kandidojnë për deputetë do të zgjidhen nga anëtarësia e PD në secilin prej qarqeve për të shmangur emërimet nga kryetari i partisë. Versus.al







