POLITIKË /

Protesta e 17 marsit, Berisha: Dita e kryengritjes së madhe! T'ia marrim fytyrën atij që s'ka fytyrë!

Sali Berisha zhvilloi foltoren javore para Kryeministrisë, duke e quajtur Edi Ramën "armik të popullit" dhe duke akuzuar për largimin e të rinjve. Ai ftoi për "kryengritje paqësore" më 17 mars kundër keqqeverisjes dhe mbrojtjes së interesave kriminale.

Shkruar nga Versus
Protesta e 17 marsit, Berisha: Dita e kryengritjes së madhe! T'ia
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot foltoren javore në sheshin para Kryeministrisë, ku falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe e cilësoi kryeministrin Edi Rama si "armik i egër i kombit shqiptar dhe të rinjve".

Sipas tij, largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria është pasojë e keqqeverisjes që shkatërron ëndrrat e tyre dhe interesat kombëtare.

Ai theksoi se Rama ka përdorur mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe familjen.

Në kulm të fjalës, Berisha bëri thirrje për një "kryengritje të madhe paqësore" më 17 mars, duke ftuar qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohen për të kërkuar që Rama të përballet me ligjin. "Të hënën tjetër në ora 7 këtu, për t’i marrë fytyrën atij që s’ka fytyrë", u shpreh ai.

Berisha: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë ju që çdo javë, çdo të hënë, mblidheni në këtë shesh për t’u rikujtuar mbarë shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i egër i këtij kombi, një armik i egër i të rinjve shqiptarë, që detyrohen në këtë vend me pasuri të pafundme të marrin rrugët e dheut dhe së bashku me largimin dhe ëndrrën e tyre të bukur që duhet ta ndërtonin këtu në Shqipëri, por këtu nuk e ndërtojnë dot.

Mblidheni këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i ëndrrës evropiane të kombit shqiptar dhe se është i gatshëm për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale, vjedhjet e tij, të marrë çdo vendim, të shkelmojë çdo interes, të rrënojë çdo të ardhme, çdo ëndërr të shqiptarëve.

Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore, ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit! Të hënën tjetër, në ora 7, në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që s’ka fytyrë… Edi Ramës./Versus.al

Poll