Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar u ka kërkuar të tijve të bëhen gati për “luftë” dhe rezistencë deri në qeveri teknike.
''Rama ka instrumente për të na burgosur, por ne kemi instrumente që me guximin tonë, e paralizojmë anekënd vendit këtë qeveri armike të të drejtave, dinjitetit.
Sot koha të përdorim këto instrumente, të hidhemi në sulm me mjetet e mosbindjes civile, rezistencë pa kthim deri në fitore, por presim udhëheqjen dhe mobilizimin tuaj.
Ndaj kjo mbledhje është thirrur për t’u rënë borive të betejës, për përgjigjen tonë më 7 tetor, o sot o kurrë, të paralizohet qeveria deri në qeveri teknike. Është radha jonë dhe ne do i qëndrojmë”, është shprehur Berisha.
Më pas kreu i PD-së shtoi se 7 tetori është dita e vendimtare për lirinë e shqiptare dhe ftoi çdo qytetar dhe në emigracion që të jenë pjesë e kësaj beteje.
Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores.
Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.
Vendimtare për lirinë e shqiptarëve./Versus.al







